Qëllimi ynë është të mbledhim dhe sistematizojmë publikime të ndryshme që lidhen me metodologjitë bashkëkohore në të shkruarit dhe mësimdhënien e historisë. Kjo depo digjitale synon të krijojë një hapësirë për shkëmbimin e qasjeve dhe metodave të ndryshme, me theks të veçantë mbi perspektivat inovative dhe kritike që përfshijnë shumëperspektivën, përdorimin e mjeteve dhe teknologjive digjitale, si dhe integrimin e kornizave të reja teorike në studimin e së kaluarës.
Depoja është e hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë në përmbledhjen e materialeve të lidhura me kërkimin dhe mësimdhënien e historisë, dhe ne ftojmë të gjithë të interesuarit të ndajnë materialet, kërkimet dhe botimet që i konsiderojnë të rëndësishme për këtë temë.
Në këtë seksion mund të gjeni udhëzuesit dhe materialet e JHP që shpjegojnë në detaje metodologjinë tonë, duke ofruar udhëzime për zbatimin e saj si në kontekste kërkimore, ashtu edhe në ato arsimore, së bashku me shembuj konkretë.
Këto burime do t’ju ndihmojnë të kuptoni më mirë se si metoda krahasuese dhe qasja shumëperspektivëshe aplikohen në analizën e burimeve dhe ngjarjeve historike, dhe se si mund të përdoren në procesin e mësimdhënies të përditshme.
