Episodi përmbyllës i serisë sonë „Pikëpamje – ViewPoint: Kush do të kërkojë falje i pari“ trajton rrethin vicioz të pritjes për „kërkimfaljen e tjetrit“. Midis „viktimave tona“ dhe „krimeve të tyre“ është krijuar një hapësirë në të cilën akti i pranimit të përgjegjësisë për krimet konsiderohet tradhti ndaj shtetit dhe kombit të vet. Përmes vëzhgimeve dhe qëndrimeve të tyre, pjesëmarrësit nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi flasin për mënyrën se si e shohin këtë çështje, duke vënë në pikëpyetje se çfarë fshihet pas këmbënguljes për kërkimfaljen e tjetrit.

JointHistory Channel i kushtohet studimit bashkëkohor dhe metodologjik të historisë. Bazuar në punën pioniere të qindra historianëve dhe edukatorëve në të gjithë Evropën Juglindore, ky kanal e sjell të kaluarën në jetë përmes mësimeve video dinamike, debateve studentore dhe bisedave me ekspertë që e afrojnë historinë me publikun e gjerë mbi baza shkencore dhe moderne.