Konferencë Ndërkombëtare në Podgoricë, Mali i Zi
Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë në Europën Juglindore: Gjeografi apo Imagjinatë?”, që do të mbahet në Podgoricë më 16–18 maj 2025, përfaqëson një moment të rëndësishëm në kuadër të Projektit të Përbashkët të Historisë (JHP), i cili tashmë ka gati 30 vite, dhe thekson rëndësinë e fazës së tij të re – JHP 2.0.
Historianë të shquar nga e gjithë Europa Juglindore do të marrin pjesë në këtë ngjarje. Konferenca fokusohet në natyrën, rolin dhe transformimin e kufijve në rajon.
Kufijtë – gjeografikë, politikë, kulturorë, etnikë dhe simbolikë – janë të ndërthurur ngushtësisht me identitetin. Mësimdhënia e historisë formëson identitete, dhe identitetet shpesh ndikojnë në konfliktet.
Në një kohë kur integrimi në BE mbetet një synim strategjik, rajoni vijon të përballet me fragmentim: shfaqje kufijsh të rinj, mosmarrëveshje të pazgjidhura dhe ndarje të thelluara të brendshme. “Kufijtë e butë” – administrativë, gjuhësorë dhe etnikë – po rishkruhen, nganjëherë duke përkeqësuar tensionet ekzistuese. Në të njëjtën kohë, migracioni i parregullt përtej kufijve të Europës Juglindore po shkakton reagime politike.
Kjo konferencë shqyrton sesi historia na ndihmon të kuptojmë të tashmen dhe të imagjinojmë të ardhmen. Deri në çfarë mase ka lëvizur Europa Juglindore përtej ndarjeve të bazuara në identitet? A po kapërcehen kufijtë – realë dhe imagjinarë – apo po ri-shfaqen? Çfarë mund të bëhet, sidomos kur vizioni i zgjerimit të BE-së duket gjithnjë e më i largët?
Shkarkoni këtu programin e plotë të konferencës: Agenda International-Conference
Qëndroni të përditësuar me zhvillimet nga Podgorica.