Në episodin e parë të serialit tonë të ri „Këndvështrimi – ViewPoint: Lufta (nuk) është në mentalitetin tonë“, të rinj nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia ndajnë mendimet e tyre mbi një nga tezat më të përhapura në hapësirat tona: se lufta në Ballkan ishte e pashmangshme për shkak të „mentalitetit“. Ku mbarojnë faktet historike dhe ku fillojnë narrativat e rrezikshme që prej dekadash shërbejnë si justifikim për shmangien e përgjegjësisë? Dëgjojmë qëndrimet dhe vëzhgimet e tyre personale mbi ‘të vërtetat’ që kanë trashëguar dhe që vazhdojnë të ndikojnë në jetët e tyre.

JointHistory Channel i kushtohet studimit bashkëkohor dhe metodologjik të historisë. Bazuar në punën pioniere të qindra historianëve dhe edukatorëve anembanë Evropës Juglindore, ky kanal e sjell në jetë të kaluarën përmes video-leksioneve dinamike, debateve studentore dhe bisedave me ekspertë që e afrojnë historinë me publikun e gjerë mbi baza shkencore dhe moderne.