Më 6 shkurt, emisioni “Pa kufij” iu dedikua plotësisht projektit Historia në epokën dixhitale — një nismë që synon të ridimensionojë tekstet e historisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe EUropës Juglindore.
Prof. Valentina Duka ishte e ftuar në Tiranë, Prof. Zeqir Kadriu në Shkup, Prof. Mentor Hasani në Prishtinë dhe Sabit Kurti në Podgoricë.
Biseda u organizua në mënyrë të tillë që të ofrojë një panoramë të qartë mbi qëllimin, strukturën dhe rezultatet e këtij projekti të rëndësishëm për arsimin historik në rajon.
Episodi është transmetuar në rrjetet online të radiove publike të katër shteteve pjesëmarrëse.
“Pa kufij” është një emision radiofonik javor që prodhohet në bashkëpunim mes radiove publike në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe Podgoricë. Ai transmetohet çdo të enjte nga ora 16:30 deri në 17:30.
Mund ta dëgjoni episodin këtu: