Teach Complexity,
Not Certainty
“History isn’t black and white — it thrives in the grey.”
Qëllimi ynë është të inkurajojmë nxënësit të përballen me paqartësitë, narrativat kontradiktore dhe kompleksitetet e brendshme të historisë, duke kultivuar kështu mendimin kritik, ndjeshmërinë dhe një kuptim të thellë të mënyrës se si ndërtohen narrativat historike. Synojmë të krijojmë një ambient ku nxënësit nuk janë thjesht marrës pasivë të dijes historike, por pjesëmarrës aktivë në procesin e pyetësimit, interpretimit dhe nxjerrjes së kuptimit nga e kaluara.

Be a teacher who doesn’t just teach — but inspires.
Mos u kufizoni në përcjelljen e informacionit, por ndizni kureshtjen, pasionin dhe qëllimin tek nxënësit tuaj.
Krijoni një klasë ku pyetjet vlerësohen po aq sa përgjigjet, ku nxënësit inkurajohen të bëjnë pyetje të vështira si pjesë e procesit të të mësuarit, dhe ku çdo perspektivë ndihet e vlerësuar dhe e dëgjuar.
Frymëzoni përmes modelimit të shumëperspektivitetit, përmes lidhjes së mësimeve me botën reale dhe përvojat personale, dhe duke nxitur mendimin kritik dhe ndjeshmërinë.
Ndikimi juaj nuk do të matet vetëm me rezultatet e testeve, por me jetët e nxënësve që keni prekur dhe me mendjet që keni ndihmuar të kuptojnë më mirë sfidat e shoqërive moderne.
Ne besojmë se librat dhe materialet tona do të jenë ndihmë e madhe.
Nëse keni nevojë për ndihmë nga historianët tanë, mos hezitoni të na kontaktoni në: jointhistoryproject@gmail.com